Analisti Agron Gjekmarkaj në një lidhje telefonike për ‘’News24’’ ka komentuar ndryshimin e parë në qeverinë e Ramës, largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit.

Gjekmarkaj thotë se është në kufitjë e skandalit largimi i Shahinit në ditën e parë të shkollës, teksa ajo si ministre kishte gjithë përgjegjësinë për masat e COVID-19 nëpër shkolla. Sipas tij, qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

Më tej Gjekmarkaj thekson se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021.

”Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.

Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë. Mënyra se si kryeministri nxjerr nga xhepi figura që nuk janë votuar, nuk kanë peshë në elektoral.

Duhet të kishte një ngritje të profilit më të lartë, nga elektorati i majtë mendoj që ka më shumë figura të nderuara. Rama në këtë pikë nuk më zhgënjeu, zgjodhi një deputete të zakonshme të mazhorancës së tij.

Do të ndikojë në Elbasan që është hambar votash. Shahini duke mos qenë pjesë e strukturave, jo e lidhur me realitetin shqiptar, duhet t’i kishte hyrë me inde fuqizimit të mësuesve. Do doja të mos ishte kështu, por do të ndodhë që emërimi i Evis Kushit ta përdorë për administratën arsimore para zgjedhjeve, ta kapë atë.”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb