Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se duke filluar nga dita e diel e 13 shkurtit, do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës.

Siç njofton ARRSH, ndryshimi i lëvizjes do të bëhet, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit 3 të Unazës.

NJOFTIMI I ARRSH:

Duke filluar nga dita e diel, datë 13.02.2022, ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3️⃣.
Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3️⃣, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2️⃣
Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.
?Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

273745694 1483272465400691 6223773757353817326 N
273745694 1483272465400691 6223773757353817326 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb