Me Xavi në stol, Barcelona është rikthyer në kohët e lavdishme, me një futboll ofesniv, me lojë të bukur por edhe fituese. Plani i drejtuesve të klubit blaugrana nuk përfundon këtu, ky pritet të jetë vetëm fillimi pasi në sezonin e ri kanë në mëndje një projekt akoma më të madh për të konkurruar për trofe, në Spanjë dhe Evropë.

Dëshira e parë e trajnerit është një sulmues i ri, një “bomber” i vërtetë që të shtojë edhe më shumë forcën goditëse në sulm. Në Spanjë dhe në Angli, mediat bashkohet në një pikë: Robert Lewandowski do të jetë sulmuesi i ri i Barcelonës.

Leva
Leva

Sipas Mirror: Barcelona do të derdh në arkat e Bayern Munich 65 milionë euro ndërsa me lojtarin është mbyllur gjithçka. E përditshmja Sport ka një variant tjetër, në këtë tratative pritet të përfshihet edhe Sergino Dest, për të minimizuar kostot e këtij operacioni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb