Shkencëtarët indian njoftuan se kanë zbuluar një lloj të ri të bimës në Antarktik.

Sipas lajmit të BBC-së, shkencëtarët që kanë organizuar një ekspeditë gjashtë mujore në kontinent, në afërsi të Stacionit Kërkimor të Indisë në Antarktik (Bharati) kanë zbuluar një lloj të bimës së gjelbër të errët.

Shkencëtarët theksuan se që bimët të mbijetojnë u nevojitet kalium, dritë dielli dhe ujë, duke shtuar se “pyetja kryesore është se si jeton kjo krijesë në këtë rajon”.

Prof. Dr. Felix Bast nga ekipi hulumtues dhe shkencëtarët indian mblodhën mostra të llojeve të algave dhe i studiuan duke i krahasuar për 5 vite me llojet e tjera të bimëve.

Në studim u zbulua se ky lloj i bimës shihet më së shumti në zonat ku shumohen pinguinët.

Bast theksoi se llojet e bimëve që rriten në zonë mbijetojnë me jashtëqitjen e pinguinëve që përbmajnë azot, duke informuar se pas 5 viteve kanë konkluduar se alga është një lloj bimë e re.

Hulumtuesit e Universitetit Qendror të Punjab bimën e quajtën “Bryum Bharatiensis”

Hulumtimi u publikua në revistën “Asia-Pacific Biodiversity”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb