Beteja e Celine Dion me Sindromën Stiff-Person nuk po shkon aspak mirë. Këtë e ka konfirmuar motra e saj, e cila thotë se ajo ka humbur kontrollin e muskujve.

Motra e yllit, Claudette Dion, zbuloi kthesën tronditëse në sëmundjen e saj që shkakton spazma të dhimbshme muskulore, duke thënë se do të kalojë edhe disa kohë para se Celine të kthehet në skenë.

Ajo tha për “7 Jours” se i ishte thyer zemra ‘sepse motra e saj kishte qenë gjithmonë e disiplinuar dhe punëtore’. Ajo madje kujtoi nënën e tyre të ndjerë që i tha Celine se zakonet e saj do ta bënin të suksesshme, por ky sukses tani duket i kërcënuar.

Pavarësisht nga perspektiva

Hulumtimi mbi çrregullimin neurologjik është ende në vazhdim, por për shkak se është shumë i rrallë, kjo do të thotë se përparimi është i ngadalshëm. Për këtë Claudette thotë se shumë njerëz në të njëjtën situatë e kanë humbur shpresën për të gjetur një kurë.

Më shumë se një muaj më parë, Dion u pa për herë të parë në publik, pas 3 vjetësh e gjysmë, në një lojë hokej midis Vegas Golden Knights dhe skuadrës së saj të vendlindjes, Montreal Canadiens. Këngëtarja dukej në humor të mirë, pavarësisht nga problemet e saj shëndetësore.

e zymtë, Claudette thotë se është ende qëllimi i Celine të kthehet në skenë – por se kur apo si, ajo nuk e di.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: