Shqiptari i arrestuar në Itali si pjesë e një grupi që merrej me krime të ndryshme, kryesisht trafik kokaine, ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të rrëfejë gjithçka ndodhte në grupin mafioz shqiptaro-italian të shkatërruar nga policia italiane.

Mediat italiane kanë arritur të zbardhin një pjesë të mirë të dëshmisë së dhënë nga Sokol Dervishi përpara oficerëve të policisë disa ditë më parë. Tashmë, oficerët kanë në dorë dëshminë e Dervishit, për mënyrën si funksionin bandat dhe si ata kontrollonin Viterbon.

“Xhuzepe Trovato ishte truri i krejt grupit. Ai dëshironte të kishte nën kontroll gjithqë territorin e Viterbos. Ai donte që banorët e Viterbos të kontrolloheshin prej tij dhe të besuarve të tij. Ai donte të impononte respekt dhe nderime në komunitet”, ka deklaruar Dervishi.

Sokol Dervishi tha më tej në dëshmi se ka qenë një njeri i besuar i “kokave” të bandave.

“Po, është e vërtetë, unë kam qenë personi i besuar, të cilit i drejtohej Trovato për të gjitha sulmet që duhet të bënte ndaj rivalëve apo konkurrentëve të tij. Midis dy liderëve, kishte një marrëveshje. Marrëveshje që parashikonte ndihmë të ndërsjellë”- ka thënë Dervishi. Shqiptari i njohur si Codino, e ndihmoi Ismail Rebeshin të kontrollonte tregun e drogës në Viterbo dhe Rebeshi, me burrat e tij, nga ana e tij ndihmoi që Trovato të mbante nën kontroll gjithë tregun.

Në bazë të paktit dhe marrëveshjes që ishte bërë, të dyja bandat e drejtuara nga një shqiptar e një italian, në dy vjet bashkëpunim, numëronin mbi 50 sulme me zjarrvënie, grabitje me dhunë dhe kanosje për të frikësuar ata që kundërshtonin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kërcënimet

“Ne e djegim vendin dhe vrasim familjen tuaj”- Në këtë metodë u kërcënua një pronar restoranti, të cilit i kishin kërkuar të dorëzonte 5,700 euro.

Qëllimi do të ishte që të grumbulloheshin paratë për të paguar tarifa juridike ndaj vëllait të Davidit, Ismail Rebeshi. Ky i fundit është një sipërmarrës 36-vjeçar me origjinë shqiptare, pronar i një sallë ekspozite makinash dhe disa salla vallëzimi për të huajt në Viterbo.

Ai ishte mes 13 personave të arrestuar në fillim të janarit të këtij viti në kuadër të operacionit Erostrato. Ismaili thuhet se është një nga dy shefat e dyshuar të partneritetit kriminal italiano-shqiptar, për të cilin gjyqi u hap të shtunën më 19 dhjetor në gjykatën e Romës. Atij iu bashkua masa e paraburgimit në burg, ndërsa ishte i arrestuar për trafik droge që nga 26 nëntori i vitit 2018.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb