Një grup oficerësh të lartë ushtarakë kanë njoftuar një grusht shteti në Gabon pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Ata u shfaqën në kanalin televiziv kombëtar Gabon 24 duke deklaruar se po merrnin pushtetin pas fitores së presidentit Ali Bongo.

Gati një duzinë ushtarësh thanë se përfaqësonin të gjitha forcat e sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e Afrikës Qendrore, duke shtuar se rezultatet e zgjedhjeve u anuluan, të gjithë kufijtë u mbyllën deri në një njoftim të dytë dhe institucionet shtetërore u shpërndanë.

Ata thanë: “Në emër të popullit të Gabonit… ne kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”.

Çdo votim i mbajtur në Gabon që nga kthimi i vendit në një sistem shumëpartiak në vitin 1990 ka përfunduar me dhunë. Përleshjet midis forcave qeveritare dhe protestuesve pas zgjedhjeve të vitit 2016 vranë katër persona, sipas shifrave zyrtare, por grupet opozitare thanë se numri i vërtetë i të vrarëve ishte më i lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: