Futbolli anglez do të jetë i pari mes më te mëdhenjve të Europës që hap dyert e stadiumeve për tifozët. Pritet zyrtarizimi nga autoritetet qeveritare dhe sanitare, por Federata Angleze ka vendosur që finalja e Kupës mes Arsenalit dhe Chelsea, në program më 29 gusht në “Wembley” të luhet me një numër të reduktuar tifozët.

Premier League Asia Trophy
Premier League Asia Trophy

Plani është që në stadiumin me kapacitet 90 mijë vende të jenë të pranishëm nga 15 deri në 20 mijë tifozë. Kjo ndeshje do të jetë edhe një test në objektivin madhor, që po në të njëjtën mënyrë dhe duke respektuar protokollin, duke nisur nga 1 tetori tifozët të kthehehen edhe në sezonin e ri të Premier League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb