Akoma numra alarmante për pandeminë nga koronavirusi vijnë nga Franca. Ministria e shëndetësisë së Parisit njofton që në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.797 raste të reja me Covid-19, pas 16000 rasteve të regjistruara të enjten, sipas asaj që bën me dije Le Figaro, teksa numërohen rreth 52 të vdekur vetëm të premten.

Raste rekord me koronavirus edhe në Britaninë e Madhe që prej majit. Janë 6874 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, në krahasim me 6634 që u regjistruan të enjten. Janë 40 të vdekur, teksa testet e përditshme shënojnë një rekord europian me më shumë se 245 000. Shuma aktuale e personave të shtruar në spital dhe të terapi intensive mbetet respektivisht 1616 dhe 228.

12 272 raste të reja me coronavirus në Spanjë në 24 orët e fundit ndërsa të vdekur janë 120. Lajmin e bën me dije El Pais që citon të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë. Në total të infektuarit që nga fillimi i pandemisë rriten me 716.481 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 31.232.

Në SHBA numri i të infektuarve e ka kaluar 7 milion rastet. Të vdekur janë gjithsej më shumë se 203 mijë. Të dhënat vijnë nga Johns Hopkins University.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb