Megjithë futbolli është ndalur në pjesën më të madhe të botës, në disa vende vazhdohet të luhet. Kështu në Nikaragua kampionati vijon megjithëse Federata në vend ka gjetur një mënyrë krejt të pazakontë. Në mënyrë që futbollistët të mbrohen nga virusi Covid-19, ata duhet të zbresin në fushë dhe të luajnë me maska dhe doreza kirurgjikale në dorë.

Da3dqrgypncbfgsutxbtlz2tnu
Da3dqrgypncbfgsutxbtlz2tnu

Edhe fotografitë para ndeshjes nuk bëhen si gjithmonë, pasi lojtarët duhet të qëndrojnë në distancë sigurie. “Duhet të luajmë dhe e bëmë. Por është e pamundur të vraposh me maskë dhe ta mbash atë për 90 minuta”, ka thënë futbollisti i skuadrës Cacique Diriangén, Bernardo Laureiro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb