Pas miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave që i jep Gjinushit drejtimin e saj përjetë, Akademia vetë ka reaguar me një ligjërim kryekëput joakademik.

Ndonëse miratimi u bë në kundërshtim rregulloren e kuvendit, Akademia akuzon pakicën e dhunshme dhe flet për rregullore të veten.

Reagimi i plotë:

Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik voton ndryshimet
#AShSh
#KomisioniiEdukimitdheMjetevetëInformimitPublik
Miratohet në komision vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë, me vendimmarrjen e saj të dates 5 korrik 2023 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik.
Dështon bllokimi i paligjshëm i procedurës nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin.
Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.
Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj.
Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji.
Ndërhyrje politike është bllokimi i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb