TIRANE

Pak kohë më parë familja e dy këngëtarëve të dashur, Miriamit dhe Albanit, u bekua me fëmijën e dytë. Miriam Cani solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin e vecantë, Duam.

I vogli tashmë po rritet dhe ‘shoqëron’ mamin e tij në kafet e mëngjesit. Miriami ka publikuar foto teksa shijon kohën me diell në natyrë dhe në krahët e saj ndodhet vogëlushi. “Kafen e mëngjesit me arushin tim”, shkruan Miriami.

Këngëtarja është kujdesur ta ruajë imazhin e vogëlushit, pasi ai është ende i vogël. Kujtojmë se dyshja e këngëtarëve janë edhe prindër të një vajze më të madhe, të quajtur Ameli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: