Gazetarja Rudina Xhunga komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi, në analizën e përjavshme në rubrikën “Opinion”, në News24.

Në një lidhje me “Skype” nga shtëpia e saj, Xhunga foli për të mirat e karantinës, teksa tha se na ka bërë të kuptojmë vlerën e gjërave, pasi më pari iu dinimin vetëm çmimin.

Më tej, ajo u ndal dhe te ekonomia, duke thënë se në kohën e sotme kemi ekonomi shërbimesh, që kryhen online, ndaj dhe duhet të fillojë hapja pak nga pak.

“Tani që po bëhemi mësues në shtëpitë tona, po kuptojmë se sa shumë kiu detyrohemi mësuesve. Më është shtuar shumë respekti për mësuesit këto kohë. Koha në karantinë po na bën të rikuptojmë vlerën e gjërave. “Të dish cmimin e gjërave, por të mos dish vlerën e tyre”, thotë Oscar Ëilde”. Kjo kishte ndodhur. Tani jam e lumtur që po vlerësohen profesione si mësuese e mjeke. Ka qenë një mësim global, vështirë se do të harrohet”, tha Xhunga.

Rudina si bashkëshorte, çfarë ka ndryshuar… nga gatimi te ankesat e Dritanit?
Dritani është më i hapur se unë me ankesat. Ne i ndajmë detyrat në shtëpi. Kjo periudhë na rikthyer në kohën kur njiheshim me njëri-tjetrit, kur ndanim punët, lanim pjatat. Këto peirudha mund të na shërbejnë të njihemi, çfarë bëjmë në familjet tona. Nëse dicka nuk shkon në familje, tani është koha për ta kuptuar.

Marrëdhënia në çift është përmirësuar apo përkeqësuar?
Jeta ime është mirë, nuk kam gjë të vecantë për të ndarë. Ajo që më bëri përshtypje dje, një vërshim pyetjes në “Facebook” për seksin, ca ishin qesharake, por e vërteta është që shqiptarët kanë dëshirë të flasin për seksin, sepse në përgjithësi kanë turp. Kjo më pëlqen. Por, më pëlqen edhe komunikimi. Kemi pasur një lloj turpi, sikleti, ose një lloj dëshire për të folur për gjëra të mëdha, por ka ardhur kha të flasim për gjëra të vogla, siç është shkolla, gatimi, familja. Unë po mendoj më shumë për gratë e dhunuara, ato që jetojnë me dhunuesin në shtëpi, të pambrojtura, që nuk dinë kë të marrin në telefon. Duhet të gjejmë kohë për t’i mbrojtur. Kjo periudhë na hoqi atë turpin primitive, sepse arrijmë ta kuptojmë se kur mbyllemi Brenda, mbyllemi me familjen. E mira është që të bëjmë jetën që duam, siç e meritojmë.

Por, problemi është se çfarë na pret nesër, edhe për situatën ekonomike…
E di ç’po më ndodh këto kohë, po lexoj më shumë libra ekonomie. Nuk mund t’ua lësh ekonominë atyre që s’i njeh, që s’e dinë. Çdokush mund të marrë përsipër fatet e veta, të japë një dorë. Hyj te njerëzit që besoj se edhe ekonomia vetë nuk është si dikur, ka të bëjë me optimizmin, me faktin që ti beson, merr udhëzime. Jetojmë në një kohë globale. Tani je ekonomi shërbimesh, dhe këto ekonomi mund të hapen, sepse ato ofrojnë shërbime dhe shërbimet mund të vazhdojnë. Të gjithë mund të vazhdojnë online. E rëndësishme është se gardhet ‘do heqim reklamat, do shkurtojmë rrogat…’ nuk na çojnë asgjëkundi. Duhet të shohim përtej tunelit dhe jo tek ata që na e bënë zi gjithçka. Jam për një ekonomi që do hapet pak nga pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb