Policia greke ka arrestuar në Kapshticë një shqiptar që ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se operacioni u zhvillua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës, Follorinë.

Ndaj shqiptarit, u lëshua urdhër arresti nga Prokuroria e Kavallës për trafik droge, ndërkohë që dënimi ishte dhënë Gjykata e Follorines me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb