Që prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të Mirditës, pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.
Kontrolle janë ushtruar në banesën e tij në Mirditë, si edhe në ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet.
Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.
Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit. Elson Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.
