NGA ERVIN SALIANJI*

Qeverisje pa mend por dhe pa shpirt!
Sot gjithe diten bashke me nje grup miqsh shkuam ne fshatin Mazreke per te kerkuar dhe per te ndihmuar modestisht nene Zylen qe u be e njohur nga gjoba e djeshme e Erion Veliajt.

Varferia qe detyron nene Zylen dhe burrin e saj Bakiun per te marre rrugen drejt Tiranes 30 min ne kembe dhe 30 me autobus per te shitur 200 deri 500 lek mall ne dite ska nevoje te pershkruhet. Po aq e madhe sa varferia dhe skamja ishte dinjiteti i kesaj familje e cila pavaresisht se sot ishte therrit ne zyre nga Veliaj per show mediatik nuk pranon lemoshen e tij por kerkon pune me dinjitet.
Me tregoi tre gjoba qe kishte paguar kete muaj, dy nga 500 lek ne emrin e saj dhe nje 1000 lek ne emer te Baki Lamit bashkeshortit te saj.

Shqiperia solidare eshte Shqiperia qe ndihmon me te dobetit, qe keshillon kur gabon per mbijetese, qe perkrahet kur kerkon te jetoje me pune dhe dinjitet, qe nuk goditet dhe fundoset per shown e Kryebashkiakut dhe Kryeministrit. Ka ardhur koha per solidaritet me njeri-tjetrin!

Pushteti dhe krimi jane solidare me njeri tjetrin, pushteti Rama-Veliaj eshte dhe me i rrezikshem se pushteti kriminal se po i merr shpirtin atyre qe skane as buke ne sofrat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: