Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev është futur në karantinë, pasi në një udhëtim zyrtar në Estoni ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit.

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov deklaroi se Radev, më 16 tetor, ka qenë në kontakt me një zyrtar ushtarak bullgar, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Pas arritjes në aeroportin e Sofjes, Radev i hodhi poshtë komentet e bëra në Facebook nga presidenti i Estonisë, Kersti Kaljulaid, se ai dhe delegacioni i tij janë vendosur në karantinë në një hotel në Talin.

“Përkundër spekulimeve, as unë, as ndonjëri nga delegacioni im, as gazetarët që më shoqëruan, nuk kanë qenë në karantinë në Estoni”, tha Radev. “Unë jam në formë të shkëlqyeshme”, shtoi ai. Radev, roli i të cilit si president është kryesisht ceremonial, tha se për herë të fundit ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb