KORCE 

Sonte në Korçë po mbahet nata e tretë e festës së Birrës. Qyteti jug-lindor është mbushur me drita dhe entuziazëm, duke shijuar birrën Korça dhe ndjekur koncertin festiv, që organizohet nga bashkia e qytetit.

Një prej biznesmenëve nga Greqia, ardhur nga vendi fqinj tha se po kalon shumë mirë mes miqve dhe se birra Korça është nga birrat më të shkëlqyera që ka shijuar ndonjëherë.

Kisha një ftesë nga dy miqtë e mi, z. Irfan dhe z.ambasador. Jam shumë i kënaqur dhe po kaloj shumë mirë këtu. Kalojmë shumë bukur, pimë shumë birrë, është moment shumë i bukur, shumë i kënaqshëm. Falënderoj miqtë e mi dhe do të mbetet një natë e paharruar. Të gjitha birrat ishin të shkëlqyera, por më pëlqeu jashtëzakonisht birra e zezë e Korçës. Besoj se është një nga birrat më të mira”, deklaroi biznesmeni nga Greqia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër i ftuar special në këtë natë gala ishte edhe ambasadori Dashnor Dervishi. Ai tha se po shijon birrën dhe po kalon shumë mirë.

“Po kaloj shumë mirë me miqtë e mi. U kënaqëm jo vetëm me birrën, por birra po ashtu u bë fakt që të bashkohemi me miq. Birra na bashkoi me disa miq, me të cilët ka vite që nuk shihemi. Kështu që gëzuar për të gjithë”, tha Dervishi.

Anëtari i Kryesisë të PD Fatbardh Kadilli tha se është kënaqësi e veçantë që të jemi në këtë festë. Ai shtoi se është shumë interesant që qyteti dhe birra mbajnë të njëjtin emër, Korça.

Restoranti i Birrës Korça është mbushur plot dhe vendas e të huaj janë duke shijuar birrën e mrekullueshme. Shqiptarët dhe të huajt shprehen se janë duke kaluar jashtëzakonisht mirë.

Ndërkaq, kryetari i PD për Korçën Andrea Mano u shpreh se ndodhet në ambientin më të mirë, duke shijuar birrën më të mirë, Korça.

Jemi në ambientin më të mirë, duke pirë birrën më të mirë. Është një ambient që thith turistë vit pas viti dhe uroj kjo traditë të vazhdojë”, deklaroi Mano.

Ndërkaq, rinia po shijon edhe koncertin, i cili po mbahet në qytetin jug-lindor. Në qytetin e Korçës pritet argëtim dhe festë deri në orët e para të mëngjesit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb