Bora ia ka lënë vendin temperaturave disa gradë nën zero dhe ngricave në qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, nuk ka pasur reshje bore, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -12 gradë celsius.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në akset nacionale dhe turistike Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë –Voskopojë; Korçë – Dardhë qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë kripë dhe granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave.

Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme. Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Panaritit nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: