TIRANË

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi është përgjigjur pas akuzave për të disatën herë të kryeministrit Edi Rama se fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL.

Blushi publikon vetë pamjet ku shihet Presidenti Ilir Meta me kapuç, teksa sqaron se lokali është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit që e ka takuar në shenjë respekti.
Më tej thotë se zëdhënësi i mjerë i Bashkisë së Këlcyrës qëllimisht ka dhënë një moment të prerë nga video, duke folur për eksperiencë me krasitjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku sipas tij ka fjetur me kryerilindasin.

POSTIMI I PLOTË
Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.
Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime.
Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan.
Turp si përfundove kështu se ke pasur goxha talent!
Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj.
Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent!
Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: