Rusia vijon duke përshkallëzuar sulme në Ukrainë, ndërsa civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve dhe miliona të tjerë janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar agresionit rus.

Vetëm në Mariupol janë vrarë 2, 187 qytetarë që kur Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës, ka bërë me dije Këshilli i Qytetit.

Qyteti është rrethuar nga forcat ruse, ndërsa qytetarët po përballen edhe me mungesë të ushqimeve dhe të ujit.

Ndërkohë Këshilli i qytetit në një deklaratë për mediat bëri me dije se në 24 orët e fundit në Mariupol ka pasur të paktën 22 bombardime në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb