Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Rinasi ka bërë një përmbledhje të situatës me COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu thotë se situata është në kontroll pavarësisht se 2 javët e fundit ka një rritje të shifrave. Ajo thotë se spitalet nuk kanë ende mbingarkesë që të çojë drejt shtrëngimit të masave kufizuese.

Ajo gjithashtu thotë se Shqipëria është ende në mes të luftës ndaj COVID-19, por sipas saj falë masave kufizuese kurba epidemiologjike po mbahet në mënyrë të kontrolluar.

 

”Më lejoni të në vijim çfarë ka thënë Komiteti, të vë theksin në disa elementë të rëndësishëm. E para vërehet që kemi një rritje të qëndrueshme të infektimeve. Pavarësisht se incidenca tregon se ka rritje dy javët e fundit, situata e kontrolluar. Numrat në spitale të qëndrueshme, edhe pse të rritur në javën e fundit. Edhe numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm.

Lufta me virusin ende nuk ka përfunduar, po vijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve, spitalet, nuk jemi në mbingarkesë që të na drejtojë drejt masave të reja kufizuese.

Fuqizimi dhe forcimi i masave ekzistuese është i një rëndësie primare në këto momente. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve, maska, distanca, higjiena. Protokolli, zbatimi i masave është i rëndësishëm. Sot ësthë ditë e rëndësishme. Kurorëzon përpjekejt e kryeministrit dhe qeverisë. Ardhja e vaksinave siguron dozën e dytë, vijon vaksinimin të ekipeve tona të spitaleve covid. Jep mundësinë për zgjerimin e fashës së vaksinimit.

Sot në Tiranë funksionojnë 10 pika vaksinimi. Testet antigen kanë krijuar lehtësi për qytetarët, por dhe realizimi, vendbanimi, pa pritur ekipet që të vijnë.

Jemi ende në mes të luftës, ashtu siç shihet në vendet e rajonit. Shqipëria e dyta pas Serbisë që garanton dozat e vaksinës. Po përdorim armën perfekte. Falë këtyre masave po mbajmë kurbën epidemilogjikë në mënyrë të kontrolluar. Në fund të ditës edhe vaksina është një e tillë.

Kemi kapacitetet, gati dhe hapja e qëndrave të tjera të vaksinimit. Në Shkodër dhe Vlorë do jenë dy qendrat e tjera, ndërkohë shtrihemi në territor nëpërmjet procesit të vaksinimit.”- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb