Në kohën e transformimit digjital në shëndetësi, platforma e njohur Kosovare, Klinika Digjitale, ofron inovacionin më të mirë në Evropë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kujdesit për pacientët, mjekët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Në një garë konkurruese në mesin e 18 shteteve të Bashkimit Evropian dhe të pjesëmarrëseve nga Gjermania, Estonia, Irlanda, Zvicra, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Luksemburgu, Belgjika, Italia, Spanja etj, zgjidhja dhe inovacioni i ofruar nga Klinika Digjitale shpallet fitues dhe zë vendin e parë.

Dr. Dardan Asllani, drejtor ekzekutiv i Klinikës Digjitale falënderoi Jurinë Ndërkombëtarë të përbërë nga 8 përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian për zgjedhjen dhe uroi European Patients Digital Health Awards, MSD Europe, Digital Health Academy dhe Allied for Startups për organizim të shkëlqyeshëm.

Zyrtarët e EU PDHA, potencuan mundësinë e integrimit të inovacionit të Klinikës Digjitale në sistemin unik shëndetësor Evropian.

Ekspertët e Klinikës Digjitale, kohë të gjatë janë duke punuar në modelin e ri shëndetësor. Ky model digjital nënkupton integrimin dhe interoperabilitetin e sistemit kombëtar shëndetësor me atë Evropian si dhe ndërtimin, testimin, verifikimin dhe përputhshmërinë e softuerit dhe protokolleve me standardet e BE.

Award
Award

Modeli i ri shëndetësor me pacientin në qendër, i dizajnuar nga Klinika Digjitale do të transformojë dhe avancojë dukshëm shërbimin shëndetësor edhe në vendin tonë. Modeli i ri shëndetësor i ofruar nga Klinika Digjitale është ndërtuar me kujdes nga kufizimet e së kaluarës dhe përkufizuar si një sistem integrues shëndetësor i së ardhmes. Ky model vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës! Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe së shpejti mund të bëhet me sistemin më të avancuar shëndetësor në Evropë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb