Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet që priten pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burgim.

Lubonja u shpreh se për të nuk ka asnjë dyshim se dënimi i tij është një goditje politike dhe një akt i paligjshëm i shoqëruar me shkeljen e çdo procedure.

Ai shtoi se një veprim i tillë nuk mund të ndodhte në një vend normal.

“Për mua nuk ka asnjë lloj dyshimi, kjo është një goditje politike. Në një vend normal nuk mund të ndodhte një gjë e tillë.. Për mua është pikëpyetja se nga vje ky guixm për të vepruar kështu kur edhe shteti grek ka një lloj autoriteti dhe mundësie të të bëjë dëm. Nuk e di nga vjen kjo. A kemi të bëjmë me një hall më të madh se burgosja e Belerit që Rama do ta mbajë në burg, ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit dhe i duket vetja shumë i fuqishëm. Ndoshta ka të bëjë diçka me çështjen e detit dhe Erdoganin, por akti në vetvete është i paligjshëm dhe shkelje e çdo procedure, nuk diskutohet fare”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb