Autoritetet bjelloruse kanë ngrirë pronat e huaja në 190 kompani në përgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj vendit për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Një dekret i botuar në portalin zyrtar legjislativ tha se aksionerët nga vendet që “kryejnë veprime jo miqësore kundër personave juridikë dhe/ose individëve bjelloruse u ndalohet të disponojnë aksionet e tyre”.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj.

Dje, Britania tha se do të vendosë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe transporti ndaj Bjellorusisë.

Paketa e re do të përfshijë ndalimin e importit dhe eksportit të mallrave me vlerë rreth 60 milion £, duke përfshirë eksportet e mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve të teknologjisë së avancuar dhe mallrave luksoze, dhe importet e hekurit dhe çelikut bjellorus.

Muajin e kaluar, Kanadaja njoftoi gjithashtu më shumë masa ndaj Bjellorusisë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet e reja synonin 13 individë dhe dy subjekte në Bjellorusi, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Justin Trudeau.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb