Në konferencën e ditës së sotme në prag të sfidës me Poloninë ishin të pranishëm dy lojtarët e kombëtares, Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani. Ndeshja me polakët do të zhvillohet më 27 mars në Varshavë.

Ish-lojtari i Partizanit theksoi se Sylvinho ka sjellë një atmosferë pozitive në skuadër, ndërsa ndër të tjera deklaroi se është shumë i lumtur që Hadroj është në kombëtare.

Polonia? Ne do të shkojmë atje me shumë seriozitet dhe të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

Sylvinho? Çdo trajner ka punën e vet dhe deri tani Sylvinho është shumë pozitiv dhe na ka përkrahur duke kthyer edhe atmosferën poizitive tek ne.

Titullar në këtë ndeshje? Unë do të jap maksimumin dhe pavarësisht se kush luan do të bëjmë maksimumin.

Çfarë do të ndryshojë për të marrë më të mirën nga ky grup lojtarësh? Unë mendoj se grupi është shumë i mirë dhe mendoj se duhet të marrim mëseriozisht për të dalë me pikë.

Partizani furnizon kombëtaren? Jam shumë i lumtur se kam luajtur edhe unë te Partizani. Jam shumë i kënaqur për Hadrojn.

Paraqitjet në kampionatin skocez? Unë do të punoj shumë si në ekipin tim dhe në kombëtare.

36 ndeshje dhe jeni zëvendësuar vetëm 1 herë. A është avantazh ky? Unë këtë kam ardhur ëpr të luajtur, por sidoqoftë kush luan para meje s’ka problem. Ne të gjithë duam rezultat pozitiv.

Golat nga mesfushorët mungojnë, a ka ardh momenti që të ketë gola më shumë nga sulmi? Është e vërtetë duhet të tentojmë më shumë protën për të gjetur edhe golin.

Pozicioni? Normalisht kur trajneri ka nevojë për të mbulur një pozicion të caktuar unë do të jap 100% tim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb