Martesa mes Jose Mourinho dhe Romës është në ditët e fundit, zëra këto që shtohet çdo ditë e më shumë. Tekniku portugez nuk është më i sigurt për të ardhmen e tij, nuk është i bindur për projektin e klubit në lidhje me sezonin e ri. Si të mos mjaftojnë këto paqartësi, emri i Mourinho-s po lakohet shumë në tregun e transferimeve.

Në Francë, një ditë më parë, flisnin me siguri se Mourinho është emri i parë në listën e PSG, madje drejtori sportiv i klubit, Luis Campos kishte takuar agjentin e tij historik, Jorge Mendes. Nga këtu e deri në përfundim të këtij sezoni janë në valle një biletë për në finalen e Europa League dhe një vend për në Champions sezonin e ri, objektiva që mund të thonë shumë edhe për të ardhmen e Mourinho-s.

Nëse portugezi largohet nga Roma, emrat për zëvendësuesin e tij nuk mungojnë. Antonio Conte është i pari në listë, ndërsa opsione të tjerë janë edhe Roberto De Zerbi, Thiago Motta dhe Ruben Amorin.