Inter nuk ka shumë kohë të analizojë barazimin kundër Napoli, kalendari i rezervon menjëherë një tjetër përplasje të madhe, super sfidën me Liverpool. Ne “San Siro” i viziton “armata” e Jurgen Klopp, një nga skuadrat më të mira në botë dhe Inzaghi është i detyruar të bëjë llogaritë me disa mungesa të rëndësishme, mbi të gjitha Barella, i skualifikuar, ndërsa mbetet për tu vlerësuar gjendja e Bastoni.

Në sfida të tilla detajet bëjnë diferencën por sipas të gjithë gjasave, Inzaghi pritet ti besojë një fanellë titullari Vidal, një lojtar më shumë eksperiencë. Problemi më i madh për Inzaghi është mbrojtja, kundër një rivali si Liverpool, me një fuqi shumë të madhe sulmuese, kërkohet një mbrojtje perfekte. Bastoni është më mirë, stafi mjekësor është optimist por mbetet në balotazh, D’Ambrosio dhe Dimarco janë dy opsione për ta zëvendësuar.

Në fund dilema e përhershme, kush do të luaj përkrahë Edin Dzeko, Sanchez apo Martinez?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb