Nuk ka fund periudha e errët e Paul Pogba. Si të mos mjaftojnë dëmtimet e njëpasnjëshme, së fundmi Pogba rezultoi pozitiv në testin anti-doping, doli pozitiv me testosteron. Pogba iu nënshtrua një testi më 20 gusht, pas ndeshjes Udinese-Juventus, ku as nuk u aktivizua fare. Pavarësisht këtij fakti, Pogba tani rrezikon një dënim të rëndë, pasi sipas rregullores, Pogba mund të pezullohet deri në dy vite, por mund të shkojë edhe në katër vite nëse vërtetohet se ishte i qëllimshëm.

Pogba
Pogba

Klubi i Juventuesit reagoi në lidhje me këtë çështje duke theksuar se Pogba është i pezulluar pas kërkesës së ardhur nga zyrat e Antidopingut. Në lidhje me këtë reagoi edhe agjenti i tij, Rafaela Pimenta: “Jemi në pritje të kundër analizave, pa dalë akoma nuk mund të japim një mendim përfundimtar. E vetmja gjë e sigurt është se Pogba nuk ka pasur kurrë si qëllim të thyej rregullat”, u shpreh agjenti i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: