Nëse kishte dyshime, tashmë ato janë shuar përfundimisht. Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus, që ka shpejtuar të zgjidhë ashpejt çështjen e rinovimit të kontratës me sulmuesin argjentinas. Në fakt, ishte vetë ai që në një intervistë për CNN ngriti një tymnajë, duke u shprehur se “klubi nuk e kishte thirrur për të biseduar në lidhje me kontratën”. Përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Milanit, drejtori sportiv i Juvntus, Fabio Paratici kishte siguruar se nuk ekzistonte asnjë problem. Nga fjalët te faktet dhe sipas mediave italiane, palët kanë lënë takim gjatë kësaj jave për të vendosur detajet e rinovimit.

Paulo Dybala Ap
Paulo Dybala Ap

Dëshira për të vazhduar gjatë “martesën” është nga të dyja anët, por firma në kontratë nuk është formalitet. Shkak janë ndasitë sa i përket financave. Paulo Dybala fiton aktualisht 7.3 milion euro në sezon, ndërsa me rinovimin pretendon më shumë se dyfishin e kësaj shifre. Sulmuesi kërkon 15 milion euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë që fiton më shumë te Juventus, vetë pas Cristiano Ronaldo. “Zonja e Vjetër” është gati të rrisë të ardhurat e argjentinasit që shihet në qendër të projektit për të ardhmen, por nuk ka ndërmend të ngrihet deri te shifra e pretenduar nga Dybala. Gjithsesi, palët do të ulen në tavolinën e tratativave për të gjetur një rrugë të mesme që do t’i kënaqte të gjithë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: