Një i moshuar teksa ka protestuar sot për të 42 ditë ka deklaruar se në lagjen e Saukut të vjetër është helmuar nga uji dhe pavarësisht se është ankuar në zyra nuk ka marrë zgjidhje. Ai tha se zyrat janë të mbushura me patronazhistë.
Po ashtu protestuesi tha se spitali nuk kishte ilaçe dhe u detyrua t’i blinte vetë me një kosto prej 10,000 lekësh.

“Jam në protestë për te gjitha të këqiajt që po i bëhen Sjqipërisë. Kam qenë në spital sepse jemi helmuar nga uji, në zonën e Saukut të Vjetër. Uji mban erë pusetë, ka 6 muaj.
Në spital pagova 10,000 lekë ilaçe, sepse në spital nuk kishte. Në zyra ka patronazhistë, është lagje patronazhistësh”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb