Futbollisti serb, Aleksandar Prijovic është dënuar me tre muaj arrest shtëpie pasi shkeli karantinën e detyruar nga qeveria në vend për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sulmuesi 29-vjeçar që luan në Arabinë Saudite me Al-Ittihad është shpallur fajtor, pasi doli nga shtëpia e tij Beograd gjatë orarit të izolimit të përcaktuar nga autoritetet.

Aleksandar Prijovic
Aleksandar Prijovic

Në Serbi është e ndaluar të dalësh nga shtëpia nga ora 17:00 deri në 5:00 të mëngjesit. Në këtë mënyrë, Prijovic bëhet futbollisti i parë që dënohet në Serbi, ndërsa më parë krerët më të lartë të shtetit kishin kërcënuar edhe yllin e Real Madrid, Luca Jovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb