Psikologia klinike Besarta Taçi, Presidente EMDR Albania ka folur në “Open” në News24 për ngjarjen e rëndë në Klos që përfundoi me 3 viktima dhe 2 të plagosur.

Taçi analizoi atë çfarë kishte ndodhur dhe vendosjen e dy gjeneratave përballë njëri-tjetrit.

Ajo tha se babai përjeton adoleshencën e vajzës, realitetin, moralin, nderin, seksualitetin në një dimension dhe të rinjtë e atij vendi po përjetojnë me një ritëm totalisht ndryshe realitetin, rritjen dhe seksualitetin.

Taçi tha më tej se sot pjesa më e madhe e adoleshentëve e përjetojnë njohjen, ose seksualitetin nëpërmjet dërgimit të mesazheve dhe fotove me përmbajtje erotike dhe kjo është mënyra kryesore si e përjetojnë.

Sipas saj, automatikisht ky përjetim na vendos në një pozicion rrezikshmërie totale për njohjen dixhitale.

Besarta Taçi: Mos kujtoni se dhe në Tiranë nuk përjetohen të njëjtat frikëra dhe të njëjtat situata dhe sigurisht kjo është një temë që po na dezorienton të gjithëve sepse secili nga ne mundohet të kuptojë dhe të vendosë pjesët e puzzle-it. Mendoj se arsyeja kryesore pse të gjithë ne jemi të dizorientuar ose të tronditur nga kjo temë është sepse i gjithë ky kontekst ka sjellë këtë tronditje në sipërfaqe që do të thotë ajo që unë vë re në këtë situatë që më duket çështja kryesore është që babai përjeton adoleshencën e vajzës, realitetin, moralin, nderin, seksualitetin në një dimension dhe të rinjtë e atij vendi po përjetojnë me një ritëm totalisht ndryshe realitetin, rritjen dhe seksualitetin.

Telefoni bëhet shpeshherë rrugëdalja për këta të rinj. Ne kemi që në 2005 jemi në kontakt me një fjalë që quhet sexting, ka filluar në Australi dhe ka përkuar me rritjen e teknologjisë. Sot pjesa më e madhe e adoleshentëve e përjetojnë njohjen, ose seksualitetin nëpërmjet dërgimit të mesazheve dhe fotove me përmbajtje erotike dhe kjo është mënyra kryesore si e përjetojnë. Automatikisht ky përjetim na vendos në një pozicion rrezikshmërie totale për njohjen dixhitale. Në momentin që ne dërgojmë një foto të tillë ne humbim kontrollin total. Në momentin që kjo foto shkon në duart e dikujt tjetër është vepër penale.

I gjithë ky mekanizëm, nuk e di nëse e vëreni, në atë tavolinë të gjithë meshkujt vendosin për të ardhmen e një vajze, ku nëse ka ndodhur shantazhi është vepër penale dhe nëse një baba i një vajze të mitur vendos që të kemi dy rrugëzgjidhje, o fejesën me personin që ka dhunuar vajzën, ose përndryshe zgjidhje tjetër cila është…Kjo do të thotë që midis gjeneratës së prindërve dhe të këtyre fëmijëve nuk ka ekzistuar asnjëherë, qoftë në ndihmën të kontekstit social, të atij arsimor, shtetëror etj., një ndihmë në këtë aspekt.

Ne nuk flasim, të rinjtë sot nuk e dinë se çfarë është me të vërtetë një abuzim seksual. Që të shantazhosh është një abuzim seksual kibernetik dhe ka të njëjtin vlerë si një abuzim seksual që ka të bëjë me një ngacmim në rrugë. 51% e këtyre vajzave që shantazhohen tentojnë vetëvrasjen. Në Romë një vajzë 13-vjeçare tentoi të vetëvritej para pak ditësh. Kemi raste të tjera që e kanë arritur vetëvrasjen. Në Shqipëri nuk kujdesemi që këta të rinj të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se si ta përjetojnë në mënyrë të sigurt njohjen apo seksualitetin. Në Shqipëri vendosin burrat e familjeve se cili do jetë fati i të rinjve dhe kjo është e tmerrshme.

Klodiana Lala: Përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi shkollën. Përgjegjësia është e shtrirë horizontalisht dhe vertikalisht.

Altin Azizi: Të gjithë kemi kontratë me shtetin tonë. I kemi dhënë kontroll kudo dhe mbi jetën tonë dhe në telefonin tonë. Duhet të na mbrojë të gjithëve nga krimi. Fakti që krimi të ndodh në çdo lagje, në çdo komunitet…

Klodiana Lala: Fillon që nga mënyra se si një fëmijë rritet në familje. Si e rrisim vajzën dhe djalin. Të gjitha janë të lidhura në efekt zinxhir. Jemi në një rast konkret. Meqë fajin e ka shteti a mund të parandalohej sipas jush.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb