Gazetari i “News 24”, Enrik Mehmeti, ka marrë një intervistë ekskluzive ish-Presidentit të klubit të futbollit italian Srenjo, Davide Erba, pasi një ditë më parë, Federata Italiane e Futbollit e ka paditur atë, për racizëm dhe keqtrajtim të stafit të futbollistëve.

INTERVISTA
Enrik Mehmeti: Ju jeni presidenti i një skuadre që luan në serine C, Seregno. Jeni akuzuar nga një person, ku ne kemi parë në media se Romeo Sotiri bëri një akuzë drejt jush dhe ndaj drejtuesve të skuadrës, që jeni ju Davide Erba dhe Nini Korda.

Davide Erba: Këtu ka pasur një konfuzion ne përkthim, unë isha presidenti i shoqërisë dhe kisha zgjedhur zv. president Romeo Sotirin bashkë me një tjetër zv. president, Lonida Rama të kombësisë moldave. Çdo gjë lindi kur si president vendosa të shkarkoj Nini Korden si drejtues sportiv, ka ngritur akuza të renda dhe shprehje raciste në drejtim të Romeo Sotirit që është shqiptar, me fjalë që nuk dua që t’i përsëris.

Enrik Mehmeti: E për sa i përket fjalëve kanë qenë “Ti nuk komandon dot në shtëpinë time krimb e të tjera… Pra ka pasur dje akuza raciste. Në të njëjtën akuzë jeni dhe ju?
Davide Erba: Jo, jo. Un jo, mjafton të lexosh dokumentet e prokurorisë unë nuk jam i përfshirë. Edhe pse Romeo Sotiri është një njeri që e kam zgjedhur unë, kam një raport shumë të mirë dhe kam qenë i pari që e kam denoncuar këtë veprim të kryer nga Nini Corda. Madje unë kërkoj shumë ndjesë që ka dalë një prej frazave të tilla nga ana e këtij drejtori që ne kemi shkarkuar. Skuadra e Seregnos është një shoqëri e përbërë nga njerëz nga kombësi të ndryshme dhe këtë e tregon fakti që kam zgjedhur një zv. president shqiptar, një zv. president moldav, kemi një drejtor teknik maqedonas, kemi bashkëpunëtorin në sektorin e të rinjve që është shqiptar, një tjetër rumun. Jemi një shoqëri multikulturore.

Enrink Mehmeti: E tani e keni shitur këtë skuadër?
Davide Erba: Po, e kam shitur në mes të muajit janar. Pas gjithë atyre polemikave që dolën, sinqerisht nuk kisha më dëshirë të vazhdoja në një situatë ku kishte interesim të mediave që ishin shtyrë nga ky drejtor gjeneral, është i njëjti që ka thënë ato fjalë të rënda.

Enrik Mehmeti: Nga sa kam parë, skuadra është dëmtuar nga kjo çështje?
Davide Erba: Unë e dhashë në vendin e 7 në fund të dhjetorit dhe pas kalimit ka pasur situata që kanë bërë që gjërat mos të ecnin. Më vjen keq sepse kemi një histori të bukur, fituam kampionatin vitin e kaluar, kemi ndërtuar stadiumin e ri, fushat e reja, kemi bërë shumë investime. Më vjen keq që shkoi kështu. Gabimi im i madh është që zgjodha drejtor të përgjithshëm një njeri që doli të ishte i dëmshëm për skuadrën dhe projektin.

Enrik Mehmeti: E tani ku ka përfunduar ky drejtor i përgjithshëm?
Davide Erba: Unë e shkarkova në nëntor kur mora vesh të gjitha gjërat që bënte, llojin e stërvitjes që bënte, klimën e terrorit që krijonte, kështu që e shkarkova. Duke e shkarkuar, ai përmendi ato shprehje ndaj zv. presidentit që ishte në fushë dhe ishte i lidhur me mua natyrisht.

Enrik Mehmeti: Zv.presidenti kishte dhe rol trajneri?
Davide Erba: Jo, jo, ishte mjek ortopedik. Kishte rolin e mjekut dhe zv.president. Nini Corda ishte drejtor gjeneral dhe menaxhonte të gjithë anën teknike.

Enrik Mehmeti: Për sa i përket situatës, ju çfarë mendimi keni mbi shqiptarët? Duke parë që po flitet keq për një Shqiptar?
Davide Erba: Un kam një mendim fantastik. Edhe zëvendësi im ishte shqiptar. Kjo tregon që absolutisht ka një predispozicion pozitiv. Janë njerëz që ndajmë një det bashkë, Adriatikun. Jemi të lidhur. Unë jam një njeri multiracial. Kam krahët hapur. Shtëpia ime është e hapur për Shqiptarët.

Enrik Mehmeti: Keni pasur shqiptarë të tjerë në ish-skuadrën tuaj?
Davide Erba: Ka dhe një lojtar, Bernard Aga, një lojtar që ka lozur për Tiranën me të rinjtë. Ka lozur si vitin e kaluar dhe këtë vit. E gjithë problematika ka ndodhur se ky drejtor ka përmendur një shprehje, por e ka thënë individualisht. Edhe pse s’e kam thënë unë, kërkoj ndjesë që ai ka thënë një shprehje ndaj popullit shqiptar që është një popull i jashtëzakonshëm, një popull si ne. Shqiptarët në qytetet tona janë plotë, janë të integruar në popullatë.

Enrik Mehmeti: Një situatë e tillë racizmi ka shkaktuar në fillim denoncimin, ju ka bërë të shisni skuadrën dhe tani ka sanksione nga njësia e futbollit italian.
Davide Erba: Sanksionet janë në pritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb