SPANJA

30-vjeçari Georginio Wijnaldum pritet të jetë transferimi i radhës në merkaton e Barcelonës. Blaugranët kërkojnë të ringrihen, dhe përforcimet vijnë pikërisht nga Anglia.

Pas Agueros edhe holandezi i Liverpool duket se ka shprehur dëshirën të transferohet në Barcelonë si agjent i lirë, madje dhe me pranimin për pagë më të ulët.

Aty Wijnaldum do të gjejë trajnerin Ronald Koeman edhe pse ky i fundit me të gjitha gjasat nuk do të jetë më në krye të pankinës së Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb