Një tjetër pikë kthese në çështjen ‘Navalny’. Sipas raportimeve të medieve gjermane, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është plotësisht i ndërgjegjshëm. Revista Spiegel shkruan se 44-vjeçari ka kujtuar edhe ngjarjet në aeroport.

Alexei Navalny, pak ditë pasi ka dalë nga koma, ka paralajmëruar se do të japë një deklaratë për momentin kur është helmuar me çaj.

Media gjeremane “Spiegel.de”, ka shkruar se, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është plotësisht i ndërgjegjshëm, prandaj dhe është i gatshëm për të kujtuar ngjarjet që ndodhën në aeroport, ku gjendja e tij shëndetëosre befas u përkeqësua, duke përfunduar në koma.

“Spiegel” shkruan se, në momentin kur Navalny të flasë, mund të kujtojë detaje para se të sëmurej në bordin e një avioni nga Tomsk-u i Siberisë për në Moskë.

Por deklaratat e tij, sipas medias gjermane, mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që qëndrojnë pas sulmit.

Ndërkohë siç kanë thënë edhe mjekët gjermanë, vizitorët lejohen ta takojnë opozitarin rus, ndërsa më herët lejohej vetëm gruaja dhe mjekët. Po ashtu, thuhet se “në spitalin gjerman qendron një njësi speciale antiterror që kujdeset për sigurinë e jetës së tij”.

Sipas “Spiegel”, autoritetet e sigurisë në Gjermani mendojnë se, Navalny është helmuar nga shërbimi sekret rus, por pa përcaktuar cilin prej tyre.

Kreu i opozitës ruse është përballur me një situatë të rëndë më 21 gusht, teksa po fluturonte nga Tomsk për në Moskë. Ai pasi ka pirë një filxhan çaj, është ndjerë shumë keq, saqë aeroplani është ulur me urgjencë në Omsk.

Navalny u transferua nga Rusia për në Gjermani për një kurim më të shpejtë, ndërsa tashmë ai ka dalë nga koma.Pretendimet e zëdhënëses së tij se, Navalni dyshohet të jetë helmuar, janë konfirmuar edhe nga raporti mjekësor në spitalin gjerman.

Sipas këtij të fundit opozitari rus, është helmuar me çajin ku ishte hedhur lënda toksike “Novichok”. Për këtë ngjarje kanë ardhur reagime të shumta nga ndërkombëtarët, përfshirë edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb