Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares së Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodjana Spahiun.

Ndryshimi vjen pas emërimit të Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pas largimit të Evis Salës nga detyra. Kandidatura e Evis Kushit është propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa emërimi i saj është votuar në seancën plenare të Kuvendit.

Kushi rikthehet kështu në strukturat drejtuese të Kuvendit, ndërsa Klodjana Spahiu pritet të fokusohet në detyrën e re si ministre e Shëndetësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb