Në një kohë kur sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të lëvizjes së qytetarëve jashtë banesave, të cilët duhet të marrin leje pranë E-Albania ose me sms, vjen një reagim me ironi nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Teksa ka postuar vargjet e njohura të Dritëro Agollit të poezisë “Në vendin tim e në vendin tënd”, Manjani uron dhe shpreson që faqja E-Albania të punojë.

Kujtojmë se qeveria ka ndërmarrë disa masa kundër frenimit të përhapjes së COVID-19, ndërkohë që në vendin tonë deri më tani shënohen 223 raste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: