Vullkani Whakaari në Zelandën e Re mund të shpërthejë përsëri pas shpërthimit të ndodhur në vitin 2019, ka paralajmëruar një ekspert.

Ishulli aktiv vullkanik i quajtur Whakaari shpërtheu tre vite më parë dhe është e mundur që mund të shpërthejë përsëri “në çdo moment”, por me një impakt shumë herë më të madh sipas ekspertëve.

Whakaari, i njohur gjithashtu si Ishulli i Bardhë ose ‘vullkani dramatik’, është një ishull vullkanik aktiv në Gjirin e Plenty të Zelandës së Re, ndërsa në dhjetor 2019, ishulli vullkanik shpërtheu kur në të gjendeshin 47 turistë, nga të cilët 22 ndërruan jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: