Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Sajmir Karoshi, i cili akuzohet për një grabitje në Kamëz. Karoshi u arrestua nga policia dy ditë më parë pasi dyshohet se bashkë me një person tjetër hynë në një pikë servisi automjetesh dhe i morën nën kërcënimin e armës orën e dorës dhe disa bizhuteri një personi.

Për ngjarje mu shpall në kërkim Qatip Hoxha, nipi i Ruzhdi Hoxhës, i vrarë dhe i groposur në Malin me Gropa në vitin 2021.

Vetë 35-vjeçari ka deklaruar se ka qëndruar vetëm në makinë. Sipas prokurorisë autorët u zbuluan nga një kamera sigurie që fiksoi makinën.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb