Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka vizituar sot nga afër pavionin e veçantë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, për nënat e prekura nga COVID19 që mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre, në kushte dhe siguri maksimale. Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur me një rast të rrallë të një gruaje që kishte sjellë vajzën e saj në jetë, ndërsa ishte pa një veshkë dhe pa një pulmon.

Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë cdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjecaren nga perferia e Tiranës dhe foshnjen e saj që gëzon shëndet të plotë.


Biseda më nënën
Manastirliu:
Bonusin do ta marrësh kur të dalësh. Më tha doktor Maksi që je një rast i rrallë. Vëmendja ka qenë maksimale. Jam e kënaqur që ke dalë. Gjendja është e mirë.

Mjeku Maksim Gjoni: Në shtatzëni nuk ka pasur ndërlikime, gjëra të vogla. Gjithçka kaloi mirë.
Mjekja tjetër: Ky është një rast i rralle, pasi nuk ka një pulom dhe një veshkë. Është e lindur kështu. Dhe si pasojë e ndjekjes së shtatzënisë, gjithçka shkoi mirë. Risku për humbjen e kësaj shtatzënie ishte i madh. Sot për fat të mirë, vajza e zonjës gëzon shëndet të plotë.

Manastirliu: Kjo është një mrekulli. Një rast i rrallë. Kjo është vet mrekullia e jetës. Përveç mrekullisë, janë dhe duart dhe mendjet e mrekullueshme të mjekëve dhe infermierëve tanë. Që edhe në kohë pandemie ja dalin që të bëjnë punën e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: