Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arjan Leskaj, tha se është pro amnistisë fiskale, nëse ajo bëhet me disa rregulla fikse.

Leskaj deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, kjo amnisti fiskale shihet si çlirim i biznesit nga presioni i politikës.

“Ne në përgjithësi jemi pro amnistisë fiskale, por me rregulla fikse. Duhet të ndahet mirë pjesa e parasë së pistë, kush ka punuar në administratë duhet të përjashtohet patjetër nga ky lloj subjekti. Zvicra e ka bërë disa herë, e fundit më 2010. Ne si biznes e shohim si çlirim të biznesit nga presioni i politikës”, tha Leskaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb