Trajneri i Zvicrës Murat Yakin ka bërë publike listën e të ftuarve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës (e premte, 16 qershor 2023, ora 20:45 në Andorra la Vella) dhe Rumanisë (e hënë, 19 qershor 2023, ora 20:45 në Lucern). Nëse i hedh një sy emrave, kemi të bëjmë me nëntë ndryshime.

Steven Zuber dhe mbrojtësi i krahut Jordan Lotomba janë rikthyer në skuadër për herë të parë që nga qershori 2022. Zuber, i cili humbi Botërorin 2022 për shkak të dëmtimit, po rikthehet në  përfaqësuese pas një sezoni pozitiv me klubin grek AEK Athens. Jordan Lotomba vjen pas një edicioni të mirë te OGC Nice.

Andi Zeqiri u ftua për herë të parë që nga marsi 2022, pasi realizoi 18 gola këtë sezon për FC Basel 1893, ndërsa mbrojtësi i Young Boys, Ulisses Garcia u paraqit për herë të fundit në nëntor 2021. Zvicra synon 6 pikë në dy ndeshjet e radhës.

Lista:

Porta: Kobel, Mvogo, Sommer

Mbrojtja: Akanji, Comert, Rodrigues, Elvedi, Garcia, Rodriguez (Torino), Lotomba, Schar, Zesiger.

Mesfusha dhe sulmi: Aebischer (Bologna), Amdouni, Embolo, Freuler, Shaqiri, Soë, Steffen, Vargas, Xhaka, Zakaria, Zuber, Zeqiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: