Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa kohësh ka lënë Grupin Parlamentar të PS, e ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, deklaroi se kolegët e saj dhe familjarët e morën vesh këtë nga rrjetet sociale pasi nuk dëshironte që të ndikohej nga ata.
“Neomalsorja” po ashtu zbuloi edhe çfarë i komunikoi kryeministrit Edi Rama dhe tha se i është përgjigjur disa ditë më vonë që vendimi i saj ishte i pakthyeshëm. Koçeku deklaroi se në PS ka shumë emra që e mbështesin, por ajo do t’i mbajë anonim.
Koçeku foli edhe për kërcënimin nga grupi i Bajrave.

“Çdokush përfshi qeverinë, parlamentin dhe familjen e kanë marrë vesh në rrjetet sociale sepse nuk doja të lija asnjë hpësirë influencimi.
Kam patur shumë telefonata nga krerët e PS dhe kryeminsitrit. Ramës ia komunikova me vonë se ky ishte një hap përfundimtar dhe s’do të kishte tërheqje mbrapsh. Ka pasur tentative, por ky ëhstë vendimi im.
Këto kohë kam parë pakënaqësi të anëtraëve të PS, pakënmëaësi lëhtësisht e lexueshme, uroj të gjëjnë kurajon dhe të bëjnë funksionin për të cilin janë aty.
Nuk jemi të përjetshëm.
Dua të respektoj privatësinë e atyre që më kanë mbështetur.
Reagimin tim për kërcënimët e kam bërë publik. Jam mjaftuar me atë mesazh dhe mesazi ka qenë mbi baza të forta.
Kam qenë pjesë e listës së mbyllur, kam kryesuar listën e Shkodrës. Unë kështu e gjeta këtë sistem, unë betimin e kam bërë mbi Kushtetutë dhe jo mbi Statutin e PS, nuk braktiset një betim. Sot e konsideroj veten të pavarur. Me PS thjesht ndaj të njëjtin Parlament.
Do të sjell shumë kauza në interest ë shqiptarëve, për mua e rëndësishme është liria e ndërgjegjjes për të votuar pro apo kundër ligjeve”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb