Më shumë se 20 vetë janë vrarë ose janë zhdukur për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjeve në Nepal të premten. Shirat e dendur që nga e enjtja kanë goditur 20 nga 77 rrethet e Nepalit, në kodrat, si dhe në rrafshinat jugore.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se 15 vetë u vranë, ndërsa gjashtë të tjerë u zhdukën dhe 13 u plagosën, pasi shirat e pandërprerë shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe shkaktuan përmbytje të shpejta në lumenj me origjinë nga Himalajet.

Në kryeqytet, Katmandu, tre anëtarë të një familjeje u vranë kur muret e shtëpisë së tyre u shembën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb