Në një ceremoni të zhvilluar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore më datë 26 Nëntor në Shkup janë përzgjedhur Top 10 kompanitë e vitit në Maqedoni.

TOP 10 Kompanitë më të suksesshme të vitit janë shpallur:

10. Vardar Dollomit

9. Euro Aktiva

8. Prince Enterprice

7. Bas Tuti Fruti

6. Kipper

5. Pofix

4. Gemak

3. Dauti Komerc

2. Alma M

1. Neptun

Kriteret që u përdorën për përzgjedhjen e kompanive janë:

1. Qarkullimi vjetor i kompanisë mbi 5 milionë denarë: Të njëqind kompanitë së bashku kanë pasur qarkullim vjetor prej 600 milion eurove në vit.

2. Fitimi neto i kompanisë mbi 2 milionë denarë: Neto fitimi i të gjithë kompanive së bashku ka qenë 101 milion euro.

3. Numri i te punësuarve në kompani të jetë mbi 50: Top 100 kompanitë shqiptare në gjithë sektorin privat marrin pjesë me 1% të të punësuarve me punësime të rregullta.
Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, Ambasadori i Shqipërisë, Blerim Reka, përfaqësues të trupit diplomatik, biznesmenë, anëtarë të dhomave ekonomike, si dhe intelektualë të të gjitha sferave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: