TIRANE – Nikollaq Neranxi, Kryetari Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, tregoi në “Dritare me Rudinën”, gjithë çfarë ndodhi mes tij dhe policisë, ditën e shoqërimit në Komisariatin nr.6 të kryeqytetit, ndërsa ishte duke zhvilluar panairin e vitit, në ambientet e biznesit të tij.

“Mua nuk më goditën për parkim të gabuar dhe fyerje ndaj policisë. Jo, me goditën se kam fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese kundër Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. Kam fakte dhe mbaj përgjegjësi për këtë që them: Ata që më goditën duan që biznesi të im të falimentojë. Duan që të blejnë biznesin tim.”- deklaroi Neranxi.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë kishte ndodhur, me mua, kur më panë aq të egërsuar në videot që u shpërndanë online. Dhe dua ta tregoj sot për të gjithë. Unë po drejtoja një panair profesional. Mbi 1300 klientë nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, 13 kompani të mëdha nga bota. Vijnë kompani, vijnë klientë që degustojnë prodhimet tona. Vijnë me shpenzimet tona. Ishte aktivitet që ka kosto të madhe. Dhe ti në ditë të tilla pret ndihmë. Por çfarë ndodhi. Policia në vend që të më ndihmonte, më pengo, më penalizmi, më shkatërroi. Ja çfarë ndodhi atë ditë! Në orën 11 më morën në telefon nga stafi im dhe më thonë se policia e rajonit 6 më kërkojnë për të rregulluar makinat e parkuara jashtë. Ne nuk penguam rrugën, trotuari ishte i lirë. Makinat që kishin penguar trotuarin nuk ishin tonat. U them që t’i marrin me karrotrec. Më vonë, më thotë roja përsëri, të dal jashtë se më kërkojnë policët. Shkoj dhe i ftoj brenda, u thashë shprehimisht; Hyni brenda për të ngrënë ndonjë ëmbëlsirë. Kur ju thashë këtë, njëri prej tyre kërkoi përforcime dhe një grup në dispozicion duke thënë se unë e kisha kërcënuar me jetë. E kuptoni, po gënjenin, po më provokonin. Nuk i kam fyer, nuk i kam thënë asnjë fjalë të rëndë. Unë nuk di të fyej. Policët më provokuan. Videot që unë flas brenda janë të gjitha të dalë prej meje dhe njerëzve që xhironin brenda. Le të nxjerrin videon ku unë fyej policinë? Ku e kanë provën?”- deklaroi biznesmeni.

Më tej ai vijoi rrëfimin “në momentin që hyj brenda me marrin përsëri dhe më thonë se kanë ardhur shqiponjat për të më arrestuar. U them që të vijnë brenda. Tentuan të më merrnin me forcë, kam edhe shenjën e dhunës. Nuk shkova, por sqarova gjithë klientët që ishin aty. Më thanë se duhet të arrestohesh pasi ke fyer policët, ku unë nuk i kam fyer.
Unë jam një baba shumë i mirë, një gjysh shumë i mirë, një biznesmen shumë i suksesshëm që kam paguar taksat.”

Sipas Neranxit, në Shqipëri nuk mund të gjesh biznes të pastresuar, me përjashtim të atyre që janë të lidhur me pushtetin.
“Po deklaroj se jam një biznesmen i stresuar. Unë nuk jam i lidhur me pushtetin, por me ekonominë e tregut. Do i ndodhte kjo që më ndodhi mua, një biznesmeni të lidhur me pushtetin? Një nga detyrat e policisë dhe ushtrisë është që të më ruajë mua dhe biznesin tim. Më grabitën dhe nuk kishte policë. Në shumë raste janë grabitur biznese dhe nuk është bërë gjë. Shumë herë grabitjet janë bërë me uniformë policie. Pse polici vjen të më arrestojë pa më sjellë asnjë dokument?”

“Unë kërkova ndihmë nga të gjitha forcat politike. Falënderoj Dulen që më doli më mbrojtje. U dërgova letër 12 personaliteteve dhe të vetmit që u përgjigjën ishte Sali Berisha dhe Dule. Unë jam këtu për të kërkuar të drejtat e mia. Më vjen keq që populli shqiptar nuk e kuptojnë se në çfarë tregu jemi. Janë mësuar me sistemin e Enverit dhe kanë frikë të flasin, të ankohen se nuk kanë ujë dhe drita. Ne në autostradë nuk kemi ujë dhe as drita por na vjen task forca për të mbledhur ujë dhe drita”. “Është hakmarrje shumë që nuk i bëhet vetëm Neranxit, është hakmarrje që i bëhet kryetarit të shoqatës që përfaqëson biznesin në gjithë Shqipërinë. Nuk duan asnjë përfaqësues i pushtetit vendor dhe qendror që ne të kërkojmë të drejtat tona. Këta na duan të varfër neve, që tu shkojmë nga pas. Kanë frikë nga pasuria jonë. Drejtuesit e pushtetit vendor dhe qendror, e kanë centralizuar pushtetin e policisë dhe e përdorin këtë. Vijnë aty dhe të vendosin vetëm armën. Kur vijnë dhe më grabisin, kur më vendos gjobë, kur pushteti qendror vjen e më thotë se do më fusë në burg dhe do fus gjobë 100 milionë, nëse një punonjës nuk do të presë faturë. 20 dyqane në ditë me 100 milionë, unë i bie që të falimentoj.
Është goditur biznesi Neranxi si kryetar i shoqatës sepse unë jam kundër taksave të larta. Taksat që kanë vënë ata nuk i quaj të larta, i quaj gjoba, janë gjoba falimentimi. Na premtuat se do ulnin taksat e larta të Sali Berishës, jo vetëm që nuk i ulën por i dyfishuan. Ajo që duhet të na përfaqësonte ne është Dhoma e Tregtisë, e cila nuk ka dalë të flasë për taksat e larta, pavarësisht se ne paguajmë nga 1 milionë çdo muaj. Ndërkohë, kur unë isha në komisariat, nuk erdhi njeri nga dhoma tregtisë, erdhën dy deputete të PD, që i thanë shefit të komisariatit, se donin të dinin arsyen pse po trajtohej në këtë mënyrë një biznesmen, jo një militant i PD. Mua nuk më goditën për parkim të gabuar dhe fyerje ndaj policisë. Jo, me goditën se kam fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese kundër Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. Kam fakte dhe mbaj përgjegjësi për këtë që them: Ata që më goditën duan që biznesi të im të falimentojë. Duan që të blejnë biznesin tim.”- tha biznesmeni.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: