Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi, ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar në vizitën dy-ditore në Turqi, teksa u nënshkruan edhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Mes marrëveshjeve ishin edhe ato në fushën e arsimit.

“E lumtur të nënshkruaja sot në Ankara bashkë me homologun turk Ziya Selçuk marrëveshjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit”, tha Evis Kushi.

Marrëveshjet e firmosura, sipas Evis Kushit, kanë qëllim promovimin në një sërë drejtimesh si:

shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve e nxënësve;

programet e përbashkëta dhe binjakëzimi i institucioneve arsimore;

zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore;

inkurajimi i mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës zyrtare në sistemet respektive arsimore etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: