Një kundërshtar politik i presidentit rus Vladimir Putin, i cili jeton në Britani ka paralajmëruar se një luftë midis NATO-s dhe Rusisë është e pashmangshme.

Mikhail Khodorkovsky tha se Lufta e Tretë Botërore do të jetë e nevojshme për të ndaluar autokratin rus, pasi sipas tij nëse Putin ndalon konfliktin ai nuk mund të ruajë stabilitetin dhe mund edhe të vdesë.

Ky paralajmërim nga opozitari rus vjen pasi presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të sigurojë fuqi ajrore në një fjalim në Londër të mërkurën.

Khodorkovsky, i cili u burgos nga Putin për një dekadë përpara se të ikte në Britani, tha se “viti i parë i luftës ishte vetëm një provë” dhe se “gjithçka po fillon tani”.

Ai paralajmëroi se Putini mund të ruajë stabilitetin vetëm “në kushtet e vazhdimit të luftës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: