Gazetari i njohur, Ermal Toti, bëri analizën e tij të favoritëve, në bisedën me Trevisa Tufën,  në emisionin Botërori Amerikan.

Ermal, si të duket ky Botëror, çfarë shije të ka lënë, si do e vlerësoje?

“Nëse nuk do ishte Angli-Kroaci, do ishte si Botërori i Klubeve. Angli-Kroaci e ka rritur pak nivelin e futbollit. Gjermania me Curacaon nuk mund të llogaritet. Spanja shënoi shumë gola

Cila përfaqësuese të ka bindur më shumë, kë sheh si favoritë në këtë Botëror dhe kush të ka zhgënjyer më shumë?

Franca për mua është skuadra më e mirë, me lojtarët që ka në dispozicion. Deschamps ka dy formacione.

Skuadra që më ka zhgënjyer më shumë është Gjermania. Për mua, Panzerat, nëse shkojnë në çerekfinale, do ishte arritje e madhe.

Pres me interes Anglinë, për të parë nëse do funskionojë bashkëjetesa mes një trajneri gjerman dhe lojtarëvve. Tuchel duket se ka sjellur një Angli ndryshe, ka sjellë një grup lojtarësh, që e shikojnë futbollin pak a shumë si europian.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: